Çështjet Rregullatore

Departamenti i Çështjeve Rregullatore është një pjesë e rëndësishme e strukturës organizative të kompanisë sonë. Profesionistët e këtij departamenti luajnë një rol thelbësor duke siguruar që të gjithë produktet tona të jenë konform kërkesave komplekse që rregullojnë industrinë farmaceutike, të cilat vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve dhe shtesave. Ata nuk janë të përfshirë vetëm në fazën fillestare të aplikimit të një bari, por gjithashtu në atë të regjistrimit dhe në fazat e mëvonshme, duke siguruar që operacionet dhe produktet i plotësojnë standardet e kërkuara të efikasitetit dhe sigurisë.

Mbrojtja e pacientit është shumë e rëndësishme!

Duke menaxhuar disa detyra të ndryshme, online dhe jo, që nga të qenit të informuar për zhvillimet brenda kompanisë dhe deri tek etiketimi i produkteve dhe hartimi i fletëudhëzuesve për pacientët, ata mbledhin dhe sistemojnë sasi të mëdha informacioni dhe përgatisin aplikime për regjistrim në afate të mirëpërcaktuara.
Profesionistët tanë të Çështjeve Rregullatore janë të angazhuar për cilësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm, duke qenë pika kyçe lidhëse mes kompanisë, produkteve tona dhe autoriteteve rregullatore.

Share this