Spray - 8.5% - 30 ml
Jodex – Spray – 8.5% indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore vepruese është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Ky bar përdoret: - si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës; - në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë; - gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit; - në infeksionet kronike të zgavrës së gojës; - në anginat streptotoksike (i shoqëruar me antibiotik).