Tretësirë për injeksion – 1 mg/1 ml
Lënda aktive e këtij preparati është atropinë sulfat, e cila ka një veprim antimuskarinik. Atropina bllokon përkohësisht fundet e nervave; sekretimin e gjëndrave, relakson disa muskuj si dhe shton rrahjet e zemrës. Atropine përdoret: - si paramjekim përpara anestezisë, për të ulur sekretimin e gjëndrave të pështymës. - për të trajtuar gjëndjet e karakterizuara nga rrahje të dobëta të zemrës, si për të rikthyer numrin normal të rrahjeve të zemrës gjatë një arresti kardiak. - për mjekimin e spazmave të aparatit tretës, kolikave të fshikës së tëmthit e të kolikave renale (kombinuar edhe me ndonjë analgjezik të përshtatshëm). - për trajtimin e helmimeve të shkaktuara nga kërpudha që përmbajnë muskarinë si dhe në helmimet e shkaktuara nga pesticidet organofosforike.