Tableta 100 mg
Doxyderma është një antibiotik me spektër të gjerë i grupit të tetraciklinave. Doxyderma përdoret në infeksione të shkaktuara nga patogjenë të ndjeshëm ndaj doksiciklinës, kryesisht në: - Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe të Grykës – hundës - veshëve: përkeqësime akute të bronkitit kronik, sinuzit, inflamacion të veshit të mesëm (Otitis media), forma të caktuara të inflamacionit të mushkërive (pneumoni) të shkaktuara nga mykoplazmat, rikeciet ose klamidiet; - Infeksione të traktit urogjenital: uretrit i shkaktuar nga klamidiet dhe Ureaplasma urealyticum, prostatit akut, gonorre jo e komplikuar (kryesisht kur ka infeksion të njëkohshëm nga klamidiet), infeksione të organeve gjenitale tek femrat, sifiliz, kur ka alergji nga penicilina, infeksione të rrugëve urinare (vetëm në rastet kur është e sigurt ndjeshmëria e patogjenit); - Infeksione të traktit gastrointestinal: kolera, infeksione të shkaktuara nga Yersinia ose Campylobakteret, infeksion i shkaktuar nga shigela kur dihet ndjeshmëria e shkaktarit; - Terapi ambulatore e infeksioneve të rrugëve biliare; - Sëmundje të lëkurës, edhe forma të rënda të infektuara të Akne vulgaris dhe rozace; - Konjunktivit i shkaktuar nga klamidiet dhe trakoma; - Sëmundje të shkaktuara nga borreliet, si Eritema chronicum migrans dhe sëmundja Lyme (të shkaktuara kryesisht nga infeksionet nga pickimet); - Infeksione të rralla si: bruceloza, ornitoza, bartoneloza, listerioza, rikecioza, melioidoza, murtaja, granuloma inguinale; - Sëmundje të tjera: sindromi i keqpërthithjes (sëmundje që shoqërohen me dispepsi) si p.sh. Spruja tropikale dhe sëmundja Whipple.