Tableta të veshura me film 600 mg
Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator/antireumatik josteroid) (AIJS). Fasdol – Tableta të veshura me film 600 mg përdoret për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në: - artrit akut (përfshirë gutën) - artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik) - spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatoro – reumatike të shtyllës kurrizore - irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza) - sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta - enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.