Krem - 1%
Cutadin-S përmban substancën aktive sulfadiazinë argjendike, e cila është një sulfonamid.
Cutadin-S është një bar antimikrobik lokal me spektër të gjerë, që vepron kundër disa baktereve Gram-pozitivë dhe Gram-negativë, përfshirë Pseudomonas aeruginosa, Escherichia coli dhe shtamet e ndjeshme të Proteus spp., Staphylococcus spp., Enterobacter spp., Klebsiella spp. dhe disa mykeve.
Cutadin-S përdoret në:
- parandalimin dhe trajtimin e infeksionit në djegie të rënda;
- trajtimin e ulçeracioneve të infektuara të lëkurës (ulçeracionet e këmbës dhe ulçeracionet e shkaktuara nga qëndrimi në pozicionin shtrirë për një kohë të gjatë).