Tretësirë për perfuzion – 5 %
Glukoza është një monosakarid, që e përdorur nga goja e sidomos me injeksion shërben si burim energjetik. Ajo merr pjesë edhe në metabolizmin e yndyrnave dhe parandalon acidozën, duke rritur përmbajtjen e azotit të mëlçisë. Glukoze indikohet për zëvendësimin e lëngjeve dhe furnizimin e energjisë së nevojshme, për ushqimin parenteral të të sëmurëve rëndë, në hipoglicemi; në helmime me lëndë të ndryshme (barbiturate, morfinë, salicilate, përbërje të mërkurit).