Tretësirë me pika për vesh - 2.5%
Alkool borik përmban si lëndë aktive acidin borik, i cili ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike (në alkool të holluar) ka efekt analgjezik në otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në lëkurën e padëmtuar.
Alkool Borik - tretësirë me pika për vesh përdoret si analgjezik dhe antiseptik në otalgjitë.