Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) - 3.5 g
Dexa - Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Dexa - Neo përdoret në:
- gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
- inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
- uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet, djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
- gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.