Tableta të veshura me film – 150 mg
Aritmine P përmban si lëndë aktive propafenon klorhidrat, i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiaritmikë (klasa Ic). Aritmine P indikohet për trajtimin e aritmive ventrikulare. Gjithashtu indikohet për trajtimin e takiaritmive paroksizmale supraventrikulare të cilat përfshijnë flaterin ose fibrilacionin atrial paroksizmal dhe takikarditë rihyrëse paroksizmale që përfshijnë nyjen atrioventrikulare ose rrugët aksesore, ku terapia standarde nuk është e efektshme ose është e kundërindikuar.