Tableta – 100 mg
Metoprololi është antagonist kompetitiv, selektiv i receptorëve beta-1 adrenergjikë. Ai nuk zotëron as veti membrano-stabilizuese, as veti simpatomimetike intrinsike. Bllokada e beta -1 receptorëve zvogëlon fuqinë kontraktuese të zemrës, pakëson frekuencën sinusale. Metoprololi absorbohet shpejt nga trakti gastro-intestinal por i nënshtrohet metabolizmit të kalimit të parë. Përqëndrimet plazmatike maksimale variojnë nga 1.5-2 orë pas një doze të vetme orale. Metoprololi shpërndahet gjerësisht, kalon barrierën hematoencefalike si dhe placentën, gjithashtu kalon në qumështin e gjirit. Lidhet rreth 12% me proteinat plazmatike. Metabolizohet në mëlçi. Metabolitët së bashku me një pjesë të vogël të barit të pandryshuar jashtëqiten me urinë.