Tableta - 100 mg
Amantadina është një agonist i dobët i dopaminës, me efekte modeste antiparkinsonike.
Amantadine - tableta 100 mg indikohet në:
- sëmundjen e Parkinsonit;
- sindrom dhe reaksione ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat;
- parkinsonizëm pasencefalik;
- parkinsonizëm arteriosklerotik;
- parkinsonizëm simptomatik pas traumave të sistemit nervor prej helmimeve nga monoksidi i karbonit.
Zakonisht kombinohet edhe me barna të tjera antiparkinsonike.
Amantadine indikohet edhe për profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusi i gripit të tipit A2, por është e paefektshme për parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga tipat e tjerë të virusit të gripit; indikohet edhe në herpes zoster.