Shurup - 4 mg/5 ml - 100 ml
Bronax përmban lëndën vepruese bromheksinë klorhidrat, e cila është një bar mukolitik që përdoret për mjekimin e çrregullimeve të frymëmarrjes kur ato shoqërohen me mukus viskoz ose të tepërt. Ajo ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve trakeobronkiale dhe në uljen e viskozitetit të këtyre sekrecioneve, çka shpie në përmirësimin e frymëmarrjes. Bronax përdoret për:
- lëngëzimin e sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes në rastet e sëmundjeve bronkopulmonare akute e kronike, si: bronkit, emfizemë, trakeobronkit dhe bronkit astmatik kronik;
- parandalimin e ndërlikimeve të frymëmarrjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor;
- të shpejtuar ekspektorimin e lëndëve të huaja endobronkiale (mjete kontrasti të radiologjisë). Gjatë përkeqësimit të bronkitit akut, shurupi duhet përdorur me një antibiotik të përshtatshëm.